Rama njofton se është anuluar takimi në Athinë për “Prishtina 2030”: Kurti dhe Qeveria duhet të japin llogari, ky është skandal
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se është anuluar takimi në Athinë për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”. Ai ka treguar disa arset që sipas njoftimit zyrtar të Komitetit Olimpik të Kosovës, ka ardhur deri te anulimi i këtij takimi nga Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare. “Mungesë përgjigjesh! Obligime të papërmbushura! Delegacion i pakonfirmuar brenda…
Lajme
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se është anuluar takimi në Athinë për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”.
Ai ka treguar disa arset që sipas njoftimit zyrtar të Komitetit Olimpik të Kosovës, ka ardhur deri te anulimi i këtij takimi nga Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare.
“Mungesë përgjigjesh! Obligime të papërmbushura! Delegacion i pakonfirmuar brenda afatit”, ka shkruar Rama.
Ai ka thënë se pas të gjitha paralajmërimeve, tani anulohet edhe takimi ku duhej të bëheshin përpjekjet e fundit për të mos ua humbur qytetarëve të Kosovës këtë mundësi historike!
“Albin Kurti dhe Qeveria e Kosovës duhet të japë llogari menjëherë!!! Ky është skandal! Ky është turpi i shtetit tonë!”, ka shtuar Rama. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: