Koci alarmon për sigurinë në Pejë: Rrahje nëpër kafene po ka vazhdimisht, kishte edhe këtë të shtunë – A po pritet me u vra dikush që të merret seriozisht?
Avokati i njohur kosovar, Arianit Koci ka alarmuar në lidhje me sigurinë në Pejë. Ai ka thënë se ka informata që rrahje në kafene po ka vazhdimisht, dhe sipas tij të rinjtë po hezitojnë të dalin. “Këtë të shtunë kishte pasë një rrahje brutale. Sipas të njëjtave informata, në vendngjarje kishte pasë edhe kerre të…
Lajme
Avokati i njohur kosovar, Arianit Koci ka alarmuar në lidhje me sigurinë në Pejë.
Ai ka thënë se ka informata që rrahje në kafene po ka vazhdimisht, dhe sipas tij të rinjtë po hezitojnë të dalin.
“Këtë të shtunë kishte pasë një rrahje brutale. Sipas të njëjtave informata, në vendngjarje kishte pasë edhe kerre të ndihmës së shpejtë. A duhet me pritë me u vra dikush që kjo gjendje me u marrë seriozisht?!”, ka shkruar Koci.
Ai ka pyetur “a ka Polici në Pejë?”. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: