Daut Haradinaj: Ministrja Rizvanolli nuk ka pikë faji… fajin e ka shefi

Daut Haradinaj e ka komentuar vendimin e Qeverisë për ndalimin e blerjes së energjisë nga Serbia. Sipas tij, ministrja Rizvanolli po paraqitet si viktimë, por faji nuk është te ajo. Ai deklaroi se përgjegjës janë ata që thërrasin drejtorë me kapelë, duke iu referuar Dejona Mihalit. Haradinaj tha se sot, gati 1/3 e Kosovës është…

Lajme

16/11/2026 11:34

Daut Haradinaj e ka komentuar vendimin e Qeverisë për ndalimin e blerjes së energjisë nga Serbia. Sipas tij, ministrja Rizvanolli po paraqitet si viktimë, por faji nuk është te ajo.

Ai deklaroi se përgjegjës janë ata që thërrasin drejtorë me kapelë, duke iu referuar Dejona Mihalit.

Haradinaj tha se sot, gati 1/3 e Kosovës është në terr. Faturat janë duke u trefishuar. Populli paguan për blerjen e rrymës.

“Tash, pasi s’po blejmë më rrymë nga Serbia, po e lus ministren të na tregojë a kanë blerë deri tash?Unë nuk mendoj se ministrja Rizvanolli ka faj për këtë krizë e krim.

Asaj po i përgatitet terreni për ta bërë viktimë, kishe kjo ka dështuar.Përgjegjës janë ata që thërrasin drejtorë me kapelë.Sot, gati 1/3 e Kosovës është në terr. Faturat janë duke u trefishuar. Populli paguan për blerjen e rrymës.Qymyrin Maqedonia e Veriut e merr gratis nga Kosova”,shkroi ai.

Ai tha se neve na flasin për patriotizëm pas një kënge serbe në Bruksel.

“Ministrja nuk ka pikë faj…Fajin e ka shefi” shkruan Haradinaj në reagim./Lajmi.net/