Fadil Fazliu niset për në Hagë, nesër pritet verdikti në rastin Thaçi 2: Pres drejtësi dhe dëshmimin e pafajësisë së çlirimtarëve
Fadil Fazliu ka njoftuar se sot është nisur për në Hagë, pasi nesër më 17 nëntor pret verdiktin e Dhomave të Specializuara të Kosovës atje në rastin Thaçi 2. Ai ka thënë se pret drejtësi dhe dëshmimin e pafajësisë së tij dhe të gjithë çlirimtarëve. “Sido që të jetë verdikti, qëndrimi im nuk ndryshon: gjithmonë…
Lajme
Fadil Fazliu ka njoftuar se sot është nisur për në Hagë, pasi nesër më 17 nëntor pret verdiktin e Dhomave të Specializuara të Kosovës atje në rastin Thaçi 2.
Ai ka thënë se pret drejtësi dhe dëshmimin e pafajësisë së tij dhe të gjithë çlirimtarëve.
“Sido që të jetë verdikti, qëndrimi im nuk ndryshon: gjithmonë dhe përgjithmonë do të jem në krah të çlirimtarëve! Me krenari, dinjitet dhe besnikëri ndaj vlerave të luftës çlirimtare. UÇK, dje, sot dhe përgjithmonë”, ka shtuar Fazliu. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: