Bajrami: Kurti &Co e kanë ditur se kush përfiton kur i thanë jo “Contour Global e gazit amerikan”, tash me këtë vendim shiten si patriota

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës që të ndalohet tregtimi i energjisë elektrike nga kompanitë serbe. Ajo tha se Kurti &Co e kanë ditur se kush përfiton e kush paguan, kur i thanë jo termocentralit të “Contour Global”. “Mos mendoni që Kurti & Co. nuk e kanë ditë…

Lajme

16/11/2026 10:30

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës që të ndalohet tregtimi i energjisë elektrike nga kompanitë serbe.

Ajo tha se Kurti &Co e kanë ditur se kush përfiton e kush paguan, kur i thanë jo termocentralit të “Contour Global”.

“Mos mendoni që Kurti & Co. nuk e kanë ditë kush përfiton e kush paguan, kur i kanë thënë JO:

🔹 Termocentralit/ContourGlobalit,

🔹 Gazit amerikan përmes projektit të MCC-së,

🔹 Gazit të lëngshëm amerikan, së fundmi”.

Bajrami tha se shtatë vjet kanë përfitu tregtarët e energjisë. E me gjasë, jo veç ata, por edhe këta që e kanë leju këtë gjendje.

“Tash me këtë vendim na shiten si patriotë të kësaj dekade. Po hajde, tregojuni qytetarëve ku kanë përfundu paratë e tyre: në fitime të majme për tregtarët e energjisë, manipuluesit e tregut dhe ata që e kanë leju këtë gjendje”./Lajmi.net/