Ramadani për vendimin e Qeverisë për energjinë: Dyfish i dyshimtë, po përdoret si perde tymi për reduktimet që na presin
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani ka komentuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndalimin e tregtimit të energjisë me kompanitë serbe. Për këtë vendim, Ramadani ka thënë se është dyfish i dyshimtë. “E para, po e pranojnë vetë me gojën e tyre se krejt çka kemi thënë tash e sa kohë për pazaret me rrymën…
Lajme
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani ka komentuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndalimin e tregtimit të energjisë me kompanitë serbe.
Për këtë vendim, Ramadani ka thënë se është dyfish i dyshimtë.
- “E para, po e pranojnë vetë me gojën e tyre se krejt çka kemi thënë tash e sa kohë për pazaret me rrymën e Serbisë dhe mafian energjetike ka qenë e vërtetë.
- E dyta, po e përdorin këtë si perde tymi për t’i arsyetuar ndaljet e rrymës dhe reduktimet që po na presin këtë dimër”, ka thënë Kurti.
Ai ka thënë se për një mandat të tërë e kanë lënë Kosovën pa asnjë zgjidhje të qëndrueshme energjetike, ndërsa buxhetit të shtetit i kanë zhvatur sipas tij miliona euro në kontrata e tregti të dyshimta.
“Sot, në momentin kur skandalet po u shpërthejnë në çdo sektor dhe vendi po rrezikon reduktime të ashpra të energjisë elektrike, po tentojnë ta fshehin dështimin e tyre në emër të “patriotizmit”. Një vendim i vonuar nuk mund ta amnistojë koston e rëndë financiare që u është faturuar qytetarëve. Prandaj, duhet hetim i menjëhershëm dhe i paanshëm për të gjitha ato miliona të shpenzuara deri më sot”, ka shtuar Ramadani. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: