Kurti për dekretimin e Ligjit për Byronë: Kapitull i ri për drejtësi dhe barazi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka folur edhe për dekretimin e Ligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme nga presidentja Justina Shiroka-Pula, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm drejt drejtësisë dhe barazisë. Kurti tha se ky dekretim vjen pas shumë përpjekjeve…

Lajme

16/11/2026 09:56

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka folur edhe për dekretimin e Ligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme nga presidentja Justina Shiroka-Pula, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm drejt drejtësisë dhe barazisë.

Kurti tha se ky dekretim vjen pas shumë përpjekjeve dhe pengesave që, sipas tij, janë vendosur në rrugën e miratimit të këtij ligji.

“Pas shumë përpjekjesh tona përballë një serie kundërshtimesh që na u vun në rrugë nëpërmjet vendimeve të përsëritura.Presidentja Shiroka Pula dekretoi ligjin për Byronë për konfiskimin dhe sekuestrimin e pasurisë së pajustifikueshme”,deklaroi Kurti.

Ai e ka përshëndetur dekretimin e ligjit, duke uruar që ai të shënojë fillimin e një kapitulli të ri për drejtësinë dhe barazinë.

“Urime të gjithëve. Le të jetë fillimi i një kapitulli të ri, të mirë e të mbarë për drejtësi e barazi”shtoi ai./Lajmi.net/