Kurt: Në Paris e Dublin pata mbi 30 takime, prej tyre 8 me krerë shtetesh

Qeveria e Kosovës është mbledhur sot për të zhvilluar mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje, kryeministri i vendit, Albin Kurti ka deklaruar se javën e kaluar ka qëndruar në vizitë zyrtare në Paris dhe në Dublin ditë të dendura me më shumë se 30 takime, pritje bashkëbisedim dhe aktivitete të ndryshme, prej tyre 8 me…

Lajme

16/11/2026 09:47

Qeveria e Kosovës është mbledhur sot për të zhvilluar mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje, kryeministri i vendit, Albin Kurti ka deklaruar se javën e kaluar ka qëndruar në vizitë zyrtare në Paris dhe në Dublin ditë të dendura me më shumë se 30 takime, pritje bashkëbisedim dhe aktivitete të ndryshme, prej tyre 8 me krerë shtetesh president e kryeministra.

“Pastaj me sekretarët e përgjithshëm të NATO-s dhe Këshillit të Evropës, e pjesa tjetër për Arsimin, Shkencën, Kulturën e Sportin, Teknologjinë e inovacionin.Në kryeqytetin e Francës u pritëm dy herë në pallatin Elyse, së pari në darkën e organizuar nga Macron e të nesërmen në takim bilateral.Ku bashkëbiseduam me përfaqësues të Komisionit për Politikë të Jashtme dhe të atij për çështje evropiane.Gjithashtu pata takime me kryeministrin e Armenisë dhe kryetarin e Parisit.Në Forumin e Paqes mora pjesë në panelin “Making peace last”. Pra ta bësh paqen e qëndrueshme e rindërtimi i shoqërive pas luftës.Në Samitin e Fëmijëve që u lansua aty si shtet iu bashkuam deklaratës politike me qëllim mbrojtjen e mirëqenies dhe të drejtave të gjenerate të reja dhe të ardhmes në përgjithësi.Në Irlandë u pritëm nga përfaqësues të Komitetit për Çështje të BE-së. Në këto vizita e në të gjitha rastet, theksuam përkushtimin ndaj të ardhmes sonë euroatlatnike. Që rrugëtimi zyrtar drejt BE-së nëpërmjet marrjes së statusit të vendit kandidat dhe hapjes së ..Është thelbësore që Këshilli të kërkojë mendim nga Komisioni për aplikimin tonë të dorëzuar më 15 dhjetor 2022, që atëbotë mbante presidencën Çekia. Për ne procesi nuk është më i pak i rëndësishëm se sa arritja në cak, sepse me përmbushjen e reformave përpos që lëvizim përpara në BE, përfitojnë qytetarët e ne si shtet”,deklaroi Kurti.

Ai tha se anëtarësimi në NATO është prioritet strategjik që i shërben paqes së qëndrueshme.

“Në këtë mbledhje do të kemi edhe tri vendime të rëndësishme që lidhen me sektorin e energjisë. Së pari do të ndalojmë tregtimin e energjisë elektrike me kompani serbe si masë e parë ndaj Serbisë për ndalimin e linjave ndërkufitare për tregim, që mund të përshkallëzohet nëse s’ka reflektim. Gjithashtu për t’u përballur me krizat energjetike nga faktorë të brendshëm e të jashtëm, sot po i vendosim KEK-un obligimin publik për të siguruar një sasi të kapaciteteve ndërkufitare në muajin dhjetor si dhe vendosjen e masave emergjente që Ibër Lepenc ta shes energjinë për shërbimin publik”,shtoi ai.

“Pas shumë përpjekjesh tona përballë një serie kundërshtimesh që na u vun në rrugë nëpërmjet vendimeve të përsëritura.Presidentja Shiroka Pula dekretoi ligjin për Byronë për konfiskimin dhe sekuestrimin e pasurisë së pajustifikueshme. Le të jetë ky një kapitull i mirë për drejtësi e barazi.”/Lajmi.net/