“Provokim apo injorancë?”, Terras kërkon shpjegim nga BE-ja për këngën serbe për Kosovën
Eurodeputeti estonez, Riho Terras ka reaguar pas interpretimit të këngës nacionaliste serbe në aktivitetin hapës të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel. Përmes një reagimi në platformën X, Terras e ka cilësuar këtë veprim si provokim të qëllimshëm ose si rezultat të mungesës së njohurive. “Qoftë provokim i qëllimshëm apo thjesht injorancë, interpretimi…
Lajme
Eurodeputeti estonez, Riho Terras ka reaguar pas interpretimit të këngës nacionaliste serbe në aktivitetin hapës të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel.
Përmes një reagimi në platformën X, Terras e ka cilësuar këtë veprim si provokim të qëllimshëm ose si rezultat të mungesës së njohurive.
“Qoftë provokim i qëllimshëm apo thjesht injorancë, interpretimi i një kënge nacionaliste serbe që pretendon territorin e Kosovës në një aktivitet të BE-së për zgjerimin është një veprim jashtëzakonisht i papërshtatshëm dhe pa shije”, ka shkruar Terras..
Ai ka kërkuar që Komisioni Evropian dhe komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, t’i japin një shpjegim Kosovës lidhur me atë që ndodhi në këtë aktivitet.