Vetura bie në një kanal te vendi i njohur si Kroni i Mbretit, krijohen kolona në drejtim të Prishtinës – Nuk dihet nëse ka të lënduar

Një veturë ka përfunduar në kanal në zonën e njohur si Kroni i Mbretit. Si pasojë e incidentit, në këtë segment të rrugës janë krijuar kolona të gjata të automjeteve, të cilat shtrihen për disa kilometra në drejtim të Prishtinës. Qarkullimi po zhvillohet me vështirësi, ndërsa ngasësit që kalojnë në këtë pjesë të rrugës këshillohen…

Lajme

16/11/2026 09:11

Një veturë ka përfunduar në kanal në zonën e njohur si Kroni i Mbretit.

Si pasojë e incidentit, në këtë segment të rrugës janë krijuar kolona të gjata të automjeteve, të cilat shtrihen për disa kilometra në drejtim të Prishtinës.

Qarkullimi po zhvillohet me vështirësi, ndërsa ngasësit që kalojnë në këtë pjesë të rrugës këshillohen të kenë kujdes të shtuar dhe të bëjnë durim deri në normalizimin e trafikut.

Për momentin nuk ka informacione për persona të lënduar apo për rrethanat se si ka ndodhur incidenti.