Edward Joseph: Tallja e Vuçiq më inspiroi që ta nominojë formalisht Listën studentore për Çmimin Nobel

Edward P. Joseph ka bërë të ditur se ka nominuar formalisht Lëvizjen Studentore në Serbi për Çmimin Nobel për Paqe. Joseph ka thënë se vendimin për nominim e mori pas një deklarate ironizuese të ish-presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për “fituesit e Çmimit Nobel”, duke iu referuar një artikulli të tij të publikuar në Foreign Policy.…

Lajme

15/11/2026 23:56

Edward P. Joseph ka bërë të ditur se ka nominuar formalisht Lëvizjen Studentore në Serbi për Çmimin Nobel për Paqe.

Joseph ka thënë se vendimin për nominim e mori pas një deklarate ironizuese të ish-presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për “fituesit e Çmimit Nobel”, duke iu referuar një artikulli të tij të publikuar në Foreign Policy.

Ai u ka bërë thirrje edhe të tjerëve që të ndjekin të njëjtin veprim dhe ta nominojnë këtë lëvizje.