Pas riparimit të defektit në rrjet, rikthehet furnizimi me ujë në disa fshatra të Gjakovës
KRU “Gjakova” ka njoftuar për riparimin e defektit në rrjetin e energjisë elektrike, i cili kishte shkaktuar ndërprerjen e funksionimit të pompave të Fabrikës së Filtrimit. “Pas një pune intensive dhe profesionale, ekipet e KRU “Gjakova” Sh.A. kanë arritur ta riparojnë defektin e shkaktuar nga erërat e forta që përfshinë Komunën e Gjakovës” thuhet në…
Lajme
KRU “Gjakova” ka njoftuar për riparimin e defektit në rrjetin e energjisë elektrike, i cili kishte shkaktuar ndërprerjen e funksionimit të pompave të Fabrikës së Filtrimit.
“Pas një pune intensive dhe profesionale, ekipet e KRU “Gjakova” Sh.A. kanë arritur ta riparojnë defektin e shkaktuar nga erërat e forta që përfshinë Komunën e Gjakovës” thuhet në njoftimin e KRU-së.
Me këtë rast, pompat e Fabrikës së Filtrimit do të rifillojnë funksionimin.
Tashmë në zonën e fshatrave të Dushkajës është rikthyer furnizimi me ujë.
“KRU “Gjakova” Sh.A. falënderon të gjitha ekipet e angazhuara, të cilat punuan pa ndërprerë dhe me përkushtim deri në riparimin e defektit. Puna dhe profesionalizmi i tyre bënë të mundur tejkalimin e kësaj situate. Njëkohësisht, falënderojmë të gjithë konsumatorët për durimin dhe mirëkuptimin” deklaron KRU “Gjakova”.