Prizren: Arrestohet një person i dyshuar për dhunimin e një gruaje, viktima dërgohet në strehimore
Një person është arrestuar në Prizren nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të dhunimit. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti dyshohet të ketë ndodhur më 10 nëntor, ndërsa arrestimi i të dyshuarit është realizuar më 13 nëntor, pas hetimeve të zhvilluara nga organet kompetente, transmeton lajmi.net. Viktima është dërguar në strehimore, ndërsa i…
Lajme
Një person është arrestuar në Prizren nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të dhunimit.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti dyshohet të ketë ndodhur më 10 nëntor, ndërsa arrestimi i të dyshuarit është realizuar më 13 nëntor, pas hetimeve të zhvilluara nga organet kompetente, transmeton lajmi.net.
Viktima është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.
Rasti është duke u trajtuar nga organet e drejtësisë./lajmi.net/