Arrestohet një burrë në Prishtinë për dhunë ndaj bashkëjetueses, i sekuestrohet edhe një armë

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një burrë kosovar është arrestuar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 13 nëntor, rreth orës 00:20, transmeton lajmi.net. Gjatë ndërhyrjes, nga i dyshuari është sekuestruar edhe një pistoletë me…

Lajme

14/11/2026 08:44

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një burrë kosovar është arrestuar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 13 nëntor, rreth orës 00:20, transmeton lajmi.net.

Gjatë ndërhyrjes, nga i dyshuari është sekuestruar edhe një pistoletë me shtatë fishekë.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente.

Raporti i plotë:

Prishtinë  13.11.2026 – 00:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se kishte ushtrua dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare me të cilën bashkëjeton. Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me 7 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./lajmi.net/