Raportimet se u është hequr statusi i dëshmorit, Ahmet Krasniqit, Fehmi Aganit – Gashi: Idiotizmi qeveritar s’paska fund

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar pas raportimeve se Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit e Veteranit, i cili funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, i ka hequr statusin e dëshmorit Ahmet Krasniqit, Fehmi Aganit, Bajram Kelmendit e disa figurave të tjera. “Idiotizmi qeveritar nuk paska…

Lajme

13/11/2026 17:55

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar pas raportimeve se Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit e Veteranit, i cili funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, i ka hequr statusin e dëshmorit Ahmet Krasniqit, Fehmi Aganit, Bajram Kelmendit e disa figurave të tjera.

“Idiotizmi qeveritar nuk paska fund! A e dini more se kë po e sulmoni dhe po përpiqeni ta fshini? Këta janë vetë themeli i shtetit të Kosovës, bashkë me Ibrahim Rugovën dhe Adem Jasharin”, ka shkruar Gashi.

Pak më herët, portali “Paparaci” ka raportuar se është një listë prej 11 dëshmorëve, të cilëve u është hequr ky status.