Lutfi Dalipi viziton për herë të parë Kombëtaren e Kosovës, Agim Ademi i dhuron fanellën dardane
Futbollisti Lutfi Dalipi ka vizituar për herë të parë Kombëtaren e Kosovës, duke iu bashkuar nga afër atmosferës së ekipit në prag të ndeshjes kundër Izraelit. Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), e cila ka njoftuar se Dalipi ka qenë i pranishëm në stërvitjen zyrtare të Dardanëve, ku ka…
Sport
Futbollisti Lutfi Dalipi ka vizituar për herë të parë Kombëtaren e Kosovës, duke iu bashkuar nga afër atmosferës së ekipit në prag të ndeshjes kundër Izraelit.
Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), e cila ka njoftuar se Dalipi ka qenë i pranishëm në stërvitjen zyrtare të Dardanëve, ku ka takuar bashkëlojtarët e tij të ardhshëm dhe stafin teknik, transmeton lajmi.net.
Dalipi tashmë ka vendosur që në arenën ndërkombëtare ta përfaqësojë Kosovën.
Me këtë rast, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i ka dhuruar futbollistit fanellën e Kombëtares së Kosovës, të cilën ai pritet ta bartë në paraqitjet e ardhshme me fanellën dardane.
FFK-ja e ka mirëpritur vendimin e Dalipit për të përfaqësuar Kosovën, duke i uruar mirëseardhje në ekipin kombëtar./lajmi.net/