Kollçaku për ministrin Vitia: Bashkëpunues, besoj që edhe gjumin shpesh nuk e ka bërë si duhet nga presioni i neve deputetëve
Deputetja e VV-së, Fatmire Kollçaku e ka tepruar me mbrojtjen e bërë ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia. Në fjalimin e mbajtur sot, ajo u brengos që ministri Vitia ndoshta as gjumin nuk e ka bërë si duhet prej presionit të deputetëve, transmeton lajmi.net. “Ministri është shumë bashkëpunues, presioni që e ka prej neve deputetëve, besoj…
Lajme
Deputetja e VV-së, Fatmire Kollçaku e ka tepruar me mbrojtjen e bërë ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.
Në fjalimin e mbajtur sot, ajo u brengos që ministri Vitia ndoshta as gjumin nuk e ka bërë si duhet prej presionit të deputetëve, transmeton lajmi.net.
“Ministri është shumë bashkëpunues, presioni që e ka prej neve deputetëve, besoj që edhe gjumin shpesh nuk e ka bërë si duhet. Kjo nuk është elozhe, as nuk janë lavde. Ne duhet të bëjmë të gjithë shumë më shumë. Të ju besojmë mjekëve, të cilët punojnë, ordinoj terapi dhe të jenë real.”, u shpreh ajo./lajmi.net/