“Keni pas kërkesa personale”-S’kam qenë në zyrën tuaj” Përplasje në mes Arben Vitisë dhe Albena Reshitaj
Deputetja e LDK-së, Albena Reshitaj, ka kritikuar gjendjen në sistemin shëndetësor, duke thënë se mbi 12 mijë pacientë kanë qenë në lista të pritjes në vetëm 16 klinika të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në fund të vitit 2025. “Sot dobësitë shtrihen pothuajse në çdo hallkë të sistemit shëndetësor. Nga qendrat e mjekësisë familjare tek…
Lajme
Deputetja e LDK-së, Albena Reshitaj, ka kritikuar gjendjen në sistemin shëndetësor, duke thënë se mbi 12 mijë pacientë kanë qenë në lista të pritjes në vetëm 16 klinika të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në fund të vitit 2025.
“Sot dobësitë shtrihen pothuajse në çdo hallkë të sistemit shëndetësor. Nga qendrat e mjekësisë familjare tek spitalet rajonale e deri tek QKUK-ja, e cila, fatkeqësisht, mbingarkohet me punë”.
Në replikën e tij, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se Reshitaj deri tash veç e kishte lavdëruar punën e tij, ndërsa përmendi edhe një rast që deputetja i kishte bërë edhe “kërkesa personale”, për të cilat Vitia tha se nuk ia kishte përmbushur.
“Për vite me radhë keni ardhur dhe më keni lavdëruar dhe jeni prezente në ato fotografi se çfarë investimesh të jashtëzakonshme ministër je ka i bon. ‘Lumët na qe të kem’. Në shumë takime që i kemi mbajtur në zyrën e Ministrisë së Shëndetësisë, zonja Reshitaj, ku kemi folur gjatë, ju vetëm lëvdata keni pasë për sistemin shëndetësor. Në fakt, i keni pasë disa kërkesa personale, të cilat iu kam thënë që s’munden me u krye, mirëpo kurrë nuk e keni ngritur çështjen e ndonjë dështimi apo problemi, por vetëm keni uruar”.
Pas kësaj, Reshitaj mori fjalën prapë.
“Po më duket që ministri më paska përzier me dikë apo po e bën qëllimisht sepse Albena Reshitaj nuk të ka vlerësuar e nuk të ka thënë që je duke bërë punë të mirë. Po harroni që unë kam qenë në opozitë katër vite dhe me ju s’kam qeverisur. S’kam qenë në zyrën tuaj ministër, e keni gabim. Më keni përzier me dikë. Mos krijoni të pavërteta”.