Qindra mijëra përdorues preken nga ndërprerja e shërbimeve të Microsoft , tani bie nga sistemi edhe “Claude”

Qindra mijëra përdorues raportuan probleme me Outlook, Teams, Copilot dhe shërbime të tjera të Microsoft 365 pas një ndërprerjeje globale që nisi të enjten, më 12 nëntor. Problemet u raportuan fillimisht në Shtetet e Bashkuara dhe vazhduan të premten në rajonin e Azi-Paqësorit, sipas Reuters. Por jo vetëm kaq. Përpos problemeve me Microsoft tani nga…

Bota

13/11/2026 12:09

Qindra mijëra përdorues raportuan probleme me Outlook, Teams, Copilot dhe shërbime të tjera të Microsoft 365 pas një ndërprerjeje globale që nisi të enjten, më 12 nëntor.

Problemet u raportuan fillimisht në Shtetet e Bashkuara dhe vazhduan të premten në rajonin e Azi-Paqësorit, sipas Reuters.

Por jo vetëm kaq.

Përpos problemeve me Microsoft tani nga sistemi ka rënë edhe “Claude”.

Sipas faqes zyrtare të statusit të Anthropic dhe raportimeve në Doëndetector, gjendja e platformës paraqitet përmes informacioneve për rënie nga sistemi.

Sipas informacioneve thuhet se është shënuar me ndërprerje të madhe (Major Outage), ku përdoruesit nuk po arrijnë të identifikohen ose marrin gabime të vazhdueshme.

Kurse Claude Code dhe Claude Console po funksionojnë me ndërprerje të pjesshme (Partial Outage) dhe shkallë të lartë gabimesh.

Sipas raportimeve këto rënie kanë lidhje me problemet globale të shërbimeve të Microsoft.

Kurse shërbimet përmes API (api.anthropic.com), AËS, Google Cloud dhe Microsoft Foundry vazhdojnë të punojnë normalisht.

Deri tani është thënë se inxhinierët e kompanisë kanë konfirmuar se po hetojnë problemin me autentifikimin dhe po punojnë për rikthimin e shërbimit.

Çfarë ndodhi me serverët e Microsoft?

Disa serverë dolën papritur jashtë funksionit, tha Microsoft. Kështu, serverëve që mbetën në punë iu desh të përballonin një pjesë më të madhe të trafikut.

Në serverët e prekur, kompania vërejti se një nga proceset kryesore po mbingarkohej. Kjo, tha Microsoft në një njoftim teknik, “bën që serverët të pushojnë së përgjigjuri dhe kontribuon në uljen e kapacitetit”.

Për t’i rikthyer shërbimet, kompania i rinisi serverët e prekur dhe e kaloi një pjesë të trafikut në serverë të tjerë. Disa serverë punuan për pak kohë pas rinisjes, por pushuan sërish së përgjigjuri sapo filluan të merrnin trafik. Microsoft po shqyrtonte të dhënat e serverëve për të kuptuar se çfarë e kishte shkaktuar problemin.

Si u prekën ChatGPT dhe Claude?

Ndërprerja preku edhe mjetet që lidhin ChatGPT dhe Claude me Microsoft 365. Këto mjete u mundësojnë përdoruesve, për shembull, të kërkojnë në postën elektronike ose të shohin kalendarin.

OpenAI tha se po hetonte problemet me lidhjen e ChatGPT me shërbimet e Microsoft. Sipas kompanisë, përdoruesit mund të hasnin vështirësi kur përpiqeshin të krijonin lidhje të reja, ndërsa mjetet që përdorin këto lidhje nuk po punonin siç duhej.

Anthropic tha se shumica e kërkesave që përdoruesit i bënin Claude për të përdorur postën elektronike, për të parë kalendarin ose për të kërkuar në Microsoft 365 po dështonin. Probleme pati edhe me shtesën e Claude në Outlook. Disa përdorues mund të mos e hapnin dot shtesën, ndërsa edhe kur ajo hapej, veprimet me postën elektronike ose kalendarin mund të dështonin./Lajmi.net/

Ndërprerja e shërbimeve të Microsoft paralizon bizneset, shkollat e institucionet qeveritare në botë

Qindra mijëra përdorues preken nga ndërprerja e shërbimeve të Microsoft 365 – preken edhe ChatGPT dhe Claude