Inflacioni në Kosovë arrin në 7.1%, Gërxhaliu: Më i larti në Ballkanin Perëndimor, nuk jetohet vetëm nga ndihmat
Sipas të dhënave të publikuara të martën nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, inflacioni vjetor në Kosovë ka arritur në 7,1% gjatë tetorit 2026, ku këtu përfshihen çmimet e konsumit. Lidhur me këtë eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu për KosovaPress tha se niveli i inflacionit në Kosovë është në nivel më të lartë se në…
Lajme
Sipas të dhënave të publikuara të martën nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, inflacioni vjetor në Kosovë ka arritur në 7,1% gjatë tetorit 2026, ku këtu përfshihen çmimet e konsumit.
Lidhur me këtë eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu për KosovaPress tha se niveli i inflacionit në Kosovë është në nivel më të lartë se në Ballkan e Evropë.
“Është e vërtetë se Kosova është duke u ballafaquar me sfida të shumta të natyrës politike, ekonomike, sociale, integruese. Një ndër indikatorët kyc pse jemi në këtë trend është edhe rritja e kulluar e inflacionit që ka arritur në 7.1 për qind. Një shkallë e inflacionit që është më e madhja në Ballkanin Perëndimor, edhe në nivel të Bashkimit Evropian dhe e gjitha kjo krijon goditje shqetësuese, qoftë për zhvillimin ekonomik të shtetit, qoftë për standardin e jetesës”, tha Gërxhaliu.
Ai vë në pah faktin se krahas rritjes së inflacionit nuk ka rritje të pagave, e për këtë ai u shpreh se “nuk jetohet vetëm nga ndihmat”.
“Qeveria dhe institucionet duhet të gjejnë mekanizma për të ndaluar hovin negativ të inflacionit. Në këtë drejtim, ne jemi dëshmitarë të rritjes së inflacionit, por jo të përcjelljës së rritjes së inflacionit me rritje të pagave, qoftë të pagës minimale apo maksimale. Nuk jetohet vetëm nga ndihamt, duhen hapa më të avancuar në këtë drejtim, rekomandime që të kemi ngrirje të taksave ose të akcizës për një periudhë tre mujore”, tha ai.
Qytetarët tash e sa muaj shprehën të shqetësuar dhe ankohen se inflacioni po vështirëson përditshmërinë e tyre.