Erëra të forta në Drenas dhe Deçan- një pjesë e kulmit bie mbi veturë

Në komunën e Drenasit, mëngjesin e sotëm ka pasur erëra të forta. Si shkak i erërave të forta një pjesë e kulmit të një ndërtesë ka rënë mbi një veturë. Përpos kësaj dëme të tjera janë shkaktuar edhe nga objektet përreth. Po ashtu, në vendngjarje shihet edhe policia e Kosovës. E erëra të forta pati…

Lajme

13/11/2026 11:44

Në komunën e Drenasit, mëngjesin e sotëm ka pasur erëra të forta.

Si shkak i erërave të forta një pjesë e kulmit të një ndërtesë ka rënë mbi një veturë.

Përpos kësaj dëme të tjera janë shkaktuar edhe nga objektet përreth.

Po ashtu, në vendngjarje shihet edhe policia e Kosovës.

E erëra të forta pati edhe në Deçan, gjatë mbrëmjes së kaluar.

Në lidhje me këtë, kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj deklaroi se ekipet emergjente të komunës kanë qenë në angazhim të vazhdueshëm, për t’u përballur me situatën dhe për të reaguar në çdo rast të nevojshëm,

“Edhe gjatë ditës së sotme, ekipet e NPL “Higjiena” dhe Njësisë së Zjarrfikësve janë në terren, duke punuar për sanimin e dëmeve të shkaktuara nga erërat e forta dhe për rikthimin e gjendjes në normalitet.Komuna e Deçanit i ka ofruar mbështetje KEDS-it për intervenimin dhe sanimin e shtyllave të dëmtuara elektrike në fshatrat Voksh, Drenoc, Gllogjan, Shaptej, Strellc, Gramaçel, si dhe në vendbanimet e tjera ku paraqitet nevoja.”/Lajmi.net/