KPK cakton tre udhëheqës në PSRK, Milot Krasniqi kundërshton emërimin e Kastriot Memës

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), me propozim të ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Dren Paca, ka caktuar përkohësisht udhëheqësit e tri departamenteve të kësaj prokurorie. Sipas vendimit, Kastriot Mema është caktuar në krye të Departamentit për Krime të Organizuar, Rafet Halimi në krye të Departamentit për Korrupsion,…

Lajme

13/11/2026 11:11

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), me propozim të ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Dren Paca, ka caktuar përkohësisht udhëheqësit e tri departamenteve të kësaj prokurorie.

Sipas vendimit, Kastriot Mema është caktuar në krye të Departamentit për Krime të Organizuar, Rafet Halimi në krye të Departamentit për Korrupsion, ndërsa Bekim Kodraliu në krye të Departamentit për Terrorizëm, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Para marrjes së vendimit, anëtari i KPK-së, Milot Krasniqi, ka kundërshtuar caktimin e Kastriot Memës në krye të Departamentit për Krime të Organizuar, duke iu referuar kriterit sipas të cilit prokurori duhet të ketë së paku dy vjet përvojë pune në atë departament.

Ndërkaq, kryesuesi i KPK-së ka thënë se këto emërime janë të përkohshme dhe do të vlejnë deri në një vendim të mëvonshëm të Këshillit.