Rrahje mes pesë nxënësve në Kamenicë, dy prej tyre marrin tretman mjekësor

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rrahje mes pesë nxnënësve të shkollës së mesme në fshatin Rogoqicë të Kamenicës. Rasti ka ndodhur të enjten, në ora 10:55. “Rogoqicë, Kamenicë 12.11.2026 – 10:55. Raportohet se janë rrahur në mes veti pesë të dyshuar meshkuj kosovarë-nxënës të shkollës së mesëm. Si pasojë e kësaj lëndime kanë…

Lajme

13/11/2026 10:39

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rrahje mes pesë nxnënësve të shkollës së mesme në fshatin Rogoqicë të Kamenicës.

Rasti ka ndodhur të enjten, në ora 10:55.

“Rogoqicë, Kamenicë 12.11.2026 – 10:55. Raportohet se janë rrahur në mes veti pesë të dyshuar meshkuj kosovarë-nxënës të shkollës së mesëm. Si pasojë e kësaj lëndime kanë pësuar dy nxënës, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Nuk raportohet për të arrestuar, ndërkaq rasti është duke u hetuar.