Çitaku kërkon ndryshimin e rendit të ditës për Ligjin e Speciales

Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka propozuar ndryshimin e rendit të ditës së Kuvendit të Kosovës, me qëllim të përfshirjes së shqyrtimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara në Hagë dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Duke folur në emër të PDK-së, Çitaku ka kërkuar që kjo çështje të përfshihet në…

Lajme

12/11/2026 11:30

Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka propozuar ndryshimin e rendit të ditës së Kuvendit të Kosovës, me qëllim të përfshirjes së shqyrtimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara në Hagë dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Duke folur në emër të PDK-së, Çitaku ka kërkuar që kjo çështje të përfshihet në rendin e ditës, ndërsa fillimisht ka falënderuar 90 deputetët që, sipas saj, e kishin votuar ligjin dy herë në një natë në Kuvendin e Kosovës.

“Fillimisht, më lejoni t’i falënderoj 90 deputetët e Republikës së Kosovës, të cilët ligjin e kanë votuar dy herë në një natë shumë dramatike në Kuvendin e Kosovës. Me atë votim dhe me atë unitet, ne kemi dëshmuar pjekuri të lartë politike, demokratike dhe kombëtare”, ka deklaruar Çitaku.

Ajo ka theksuar se, sipas saj, ky unitet ka dëshmuar se ekzistojnë vlera që tejkalojnë politikat ditore dhe që i bashkojnë deputetët e Kuvendit të Kosovës. /Lajmi.net/