Dimal Basha: Përparim Rama po insiston që Lojërat Mesdhetare 2030 të mbahen vetëm në Prishtinë, duhet të përfshihen edhe qytetet tjera
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha ka folur në lidhje me Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030. Ai ka thënë se problemi mes tyre qëndron se kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama po tenton t’i zhvilloj të gjitha lojërat vetëm në Prishtinë. “I gjithë debati në takim ka qenë ku Prishtina po dëshiron me i…
Lajme
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha ka folur në lidhje me Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030.
Ai ka thënë se problemi mes tyre qëndron se kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama po tenton t’i zhvilloj të gjitha lojërat vetëm në Prishtinë.
“I gjithë debati në takim ka qenë ku Prishtina po dëshiron me i marr lojërat vetëm në kryeqytet, këtu po përjashtohet Prizreni, Gjakova, Peja. Instistimi ynë, Gjakovën e udhëheq AAK, Prizrenin PDK, Pejën LDK. S’mundesh me e marr xhudon në Prishtinë e me ia hek Toni Kukajt e Majlinda Kelmendit, është e padrejtë. Është në interesin e Republikës, që Lojërat Mesdhetare të mbahen në të gjitha qytetet jo vetëm në kryeqytet. Përparim Rama po insiston që ato të mbahen vetëm në Prishtinë. Ky është debati dhe mospajtimi mes nesh”, ka thënë Basha.
Ai i ka reaguar deputetes së PDK-së, Eliza Hoxhës e cila ka thënë se lojërat quhen Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030.
“Po pajtohem lojërat quhen Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, iniciues i tyre ka qenë qeveria dhe mjetet të gjitha vinë nga Qeveria, duhet të bëhen në pajtim me kryeqytetin por kjo që po thoni ju është me përjashtu Prizrenin, Gjakovën dhe Pejën. Lojërat duhet të shtrihen në të gjithë Kosovën. Nuk besoj që gjudo duhet të largohet nga Peja të vije në Prishtinë. Nuk është politike, sepse nuk janë komuna të udhëhequra nga VV, lojërat duhet të mbahen në të gjithë Kosovën”, ka thënë Basha. /Lajmi.net/