Prokuroria jep detaje për përleshjen me thika në Gjilan, tre të mitur ndalohen për tentim vrasje

Prokuroria Themelore në Gjilan ka dhënë detaje të reja lidhur me rastin e përleshjes me mjete të mprehta ndërmjet disa të miturve, që u raportua të ketë ndodhur në Gjilan. Sipas komunikatës së Prokurorisë, tre persona të mitur janë ndaluar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Tentim vrasje”, shkruan lajmi.net. Rasti ka ndodhur në…

Lajme

12/11/2026 09:18

Prokuroria Themelore në Gjilan ka dhënë detaje të reja lidhur me rastin e përleshjes me mjete të mprehta ndërmjet disa të miturve, që u raportua të ketë ndodhur në Gjilan.

Sipas komunikatës së Prokurorisë, tre persona të mitur janë ndaluar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Tentim vrasje”, shkruan lajmi.net.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Mësuesit e viteve ’90-ta”, ku pas një mosmarrëveshjeje ndërmjet dy grupeve, ka shpërthyer një përleshje fizike.

Gjatë përleshjes dyshohet se janë përdorur mjete të mprehta, ndërsa personat e përfshirë kanë pësuar lëndime trupore.

“Pas një mosmarrëveshje ndërmjet dy grupeve janë rrahur fizikisht mes vete, ku gjatë rrahjes janë përdorur mjete të mprehta, duke pësuar lëndime trupore”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Prokuroria bën të ditur se tre të miturit janë ndaluar për 24 orë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

Ndaj tyre kanë filluar hetimet, ndërsa brenda afatit ligjor është paraqitur kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Gjilan, Departamenti për të Mitur.

Rasti fillimisht ishte raportuar si përleshje me thika ndërmjet disa nxënësve në Gjilan. /Lajmi.net/