Vdes në mënyrë të papritur Alexander Darchiev, ambasadori i Rusisë në ShBA
Ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Alexander Darchiev, ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare. Lajmi është konfirmuar të mërkurën nga Ministria e Jashtme ruse, ndërsa rrethanat dhe shkaku i vdekjes së diplomatit nuk janë bërë ende publike. Në njoftimin zyrtar, diplomacia ruse ka bërë të ditur se Darchiev ka vdekur papritur, duke…
Bota
Ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Alexander Darchiev, ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare. Lajmi është konfirmuar të mërkurën nga Ministria e Jashtme ruse, ndërsa rrethanat dhe shkaku i vdekjes së diplomatit nuk janë bërë ende publike.
Në njoftimin zyrtar, diplomacia ruse ka bërë të ditur se Darchiev ka vdekur papritur, duke e cilësuar atë si një diplomat me përvojë dhe profesionist të jashtëzakonshëm.
“Alexander Darchiev shërbeu në njërën nga fushat më kërkuese të politikës së jashtme ruse. Ne ua shprehim ngushëllimet tona më të thella dhe më të përzemërta familjes dhe të dashurve të Darchievit”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, raporton CNN, transmeton lajmi.net.
Darchiev ishte emëruar ambasador i Rusisë në Uashington në mars të vitit 2025, me vendim të presidentit rus, Vladimir Putin.
Diplomati veteran ishte i njohur edhe për deklaratat e tij kritike dhe shpeshherë thumbuese ndaj vendeve perëndimore.
Para marrjes së detyrës në Uashington, ai kishte ushtruar disa funksione të rëndësishme brenda Ministrisë së Jashtme të Rusisë, duke ndërtuar një karrierë të gjatë në shërbimin diplomatik.
Vdekja e tij është konfirmuar nga institucionet ruse, por deri më tani nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me rrethanat në të cilat ka ndodhur./lajmi.net/