Afro 50 konsumatorë mbesin pa ujë në Prishtinë, borxhet arrijnë deri në 3 mijë euro
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka shkyçur afro 50 konsumatorë nga rrjeti i ujësjellësit për shkak të borxheve të papaguara. Sipas njoftimit të kompanisë, borxhet e konsumatorëve të shkyçur variojnë nga 300 deri në 3 mijë euro. KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se aksionet në terren do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim,…
Lajme
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka shkyçur afro 50 konsumatorë nga rrjeti i ujësjellësit për shkak të borxheve të papaguara.
Sipas njoftimit të kompanisë, borxhet e konsumatorëve të shkyçur variojnë nga 300 deri në 3 mijë euro.
KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se aksionet në terren do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim, me qëllim të rritjes së disiplinës së pagesave dhe trajtimit të barabartë të të gjithë konsumatorëve.
Një ditë më parë, kompania kishte paralajmëruar shkyçjen nga rrjeti të konsumatorëve që kanë dy ose më shumë fatura të papaguara radhazi.
Ndërkohë, KRU “Prishtina” u ka bërë thirrje konsumatorëve që t’i shlyejnë obligimet e tyre për të shmangur masat e tilla. /Lajmi.net/