Sorensen shkruan pas takimit me Kurtin: Diskutuam për rrugën përpara në kuadër të Dialogut Serbi-Kosovë dhe procesin e normalizimit

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen ka takuar në Paris, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Në lidhje me këtë takim, Sorensen ka shkruar në rrjetin social “X”. Ai ka thënë se kanë biseduar për Dialogun Kosovë-Serbi dhe procesin e normalizimit të raporteve. “Një takim i mirë sot në Paris me kryeministrin Kurti. Tani…

Lajme

11/11/2026 14:26

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen ka takuar në Paris, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Në lidhje me këtë takim, Sorensen ka shkruar në rrjetin social “X”.
Ai ka thënë se kanë biseduar për Dialogun Kosovë-Serbi dhe procesin e normalizimit të raporteve.

“Një takim i mirë sot në Paris me kryeministrin Kurti. Tani që institucionet në Prishtinë janë konstituuar, diskutuam rrugën përpara në kuadër të Dialogut Beograd-Prishtinë dhe aspektet e ndryshme të procesit të normalizimit, të cilat kanë rëndësi për qytetarët në terren dhe për rajonin”, ka shkruar Sorensen. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: