Alban Hyseni viziton Bujanocin, pritet nga kryetari Arbër Pajaziti – flasin për projekte të përbashkëta
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka qëndruar për vizitë në Bujanoc, ku është pritur nga homologu i tij, Arbër Pajaziti. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryetari i Bujanocit, Arbër Pajaziti, përmes një postimi në rrjetet sociale, raporton lajmi.net. Pajaziti ka njoftuar se gjatë takimit me Hysenin kanë diskutuar për forcimin e…
Lajme
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka qëndruar për vizitë në Bujanoc, ku është pritur nga homologu i tij, Arbër Pajaziti.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryetari i Bujanocit, Arbër Pajaziti, përmes një postimi në rrjetet sociale, raporton lajmi.net.
Pajaziti ka njoftuar se gjatë takimit me Hysenin kanë diskutuar për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe mundësitë për realizimin e projekteve të përbashkëta në interes të qytetarëve të të dy komunave.
Komunikatë e plotë:
Bujanoci dhe Gjilani, bashkëpunim mes fqinjëve!
Sot pata kënaqësinë ta mirëpres në zyrën time kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.
Si dy komuna fqinje, na lidhin shumë gjëra të përbashkëta, por edhe mundësitë për të thelluar bashkëpunimin në fusha me interes për qytetarët tanë.
Biseduam për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe mundësitë për nisma e projekte të përbashkëta.
Faleminderit kryetarit Hyseni për vizitën dhe gatishmërinë për bashkëpunim!
Fqinjësia e mirë ndërtohet me bashkëpunim dhe punë konkrete!/Lajmi.net/