Seanca për Raportin e KE-së nuk nis në kohë, vetëm 49 deputetë të pranishëm në sallë
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, ku është paraparë të diskutohet raporti i Komisionit Evropian për Kosovën, ende nuk ka nisur, ndonëse kanë kaluar rreth 20 minuta nga koha e paraparë për fillimin e saj. Në sallën e Kuvendit janë të pranishëm vetëm 49 deputetë, numër ky që nuk mjafton për të siguruar kuorumin…
Lajme
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, ku është paraparë të diskutohet raporti i Komisionit Evropian për Kosovën, ende nuk ka nisur, ndonëse kanë kaluar rreth 20 minuta nga koha e paraparë për fillimin e saj.
Në sallën e Kuvendit janë të pranishëm vetëm 49 deputetë, numër ky që nuk mjafton për të siguruar kuorumin e nevojshëm për zhvillimin e seancës.
Seanca ishte paraparë të fillonte në orën 13:00, ndërsa në rend dite është vetëm një pikë: debati parlamentar lidhur me raportin e Komisionit Evropian për Kosovën.
Raporti i KE-së evidenton ngecje në disa fusha, duke përfshirë sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit, funksionimin e institucioneve dhe procesin e integrimit evropian.
Mbetet të shihet se kur do të sigurohet kuorumi dhe nëse seanca do të mund të nisë gjatë ditës së sotme. /Lajmi.net/