Apel për ndihmë: Dyvjeçari përballet me një sëmundje të rëndë, familjes i duhen 200 mijë euro për trajtim jashtë Kosovës
Një apel për ndihmë është bërë për dyvjeçarin Lekë Podrimqaku, i cili është diagnostikuar me një sëmundje të rëndë malinje, Rabdomiosarkomë embrionale (Embryonal Rhabdomyosarcoma – ERMS). Sipas njoftimit të familjes, Leka ka nevojë për trajtim të specializuar jashtë Kosovës, ndërsa kostoja e trajtimit arrin në 200 mijë euro. Familja e tij ka kërkuar ndihmën e…
Lajme
Një apel për ndihmë është bërë për dyvjeçarin Lekë Podrimqaku, i cili është diagnostikuar me një sëmundje të rëndë malinje, Rabdomiosarkomë embrionale (Embryonal Rhabdomyosarcoma – ERMS).
Sipas njoftimit të familjes, Leka ka nevojë për trajtim të specializuar jashtë Kosovës, ndërsa kostoja e trajtimit arrin në 200 mijë euro.
Familja e tij ka kërkuar ndihmën e qytetarëve, duke bërë thirrje që secili të kontribuojë aq sa ka mundësi, në mënyrë që vogëlushi të ketë mundësinë ta marrë trajtimin e nevojshëm.
“Çdo kontribut, sado i vogël, është jetë për Lekën”, thuhet në apelin e familjes.
Për të gjithë ata që dëshirojnë të ndihmojnë, familja ka publikuar edhe të dhënat bankare të babait të Lekës, Denis Podrimqaku.
Apel për ndihmë: Dyvjeçari Lekë përballet me një sëmundje të rëndë, familjes i duhen 200 mijë euro për trajtim jashtë Kosovës.
