Mbreti i Holandës e uron Presidenten për detyrën e re, shpreh bindjen se marrëdhëniet mes dy vendeve do të zhvillohen në të mirë të popujve
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga Mbreti i Holandës, Willem-Alexander R., me rastin e marrjes së detyrës. Në letrën e tij, Mbreti Willem-Alexander R., ka shprehur bindjen se marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Holandës do të vazhdojnë të zhvillohen në të mirë të të dy popujve, si…
Lajme
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga Mbreti i Holandës, Willem-Alexander R., me rastin e marrjes së detyrës.
Në letrën e tij, Mbreti Willem-Alexander R., ka shprehur bindjen se marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Holandës do të vazhdojnë të zhvillohen në të mirë të të dy popujve, si dhe gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet dy vendeve.
Në përfundim të letrës, Mbreti Willem-Alexander R. i ka uruar Presidentes Shiroka Pula sukses në përmbushjen e detyrave të saj. /Lajmi.net/