Kurti viziton qendrën e edukimit shkencor në Paris, diskuton për mundësinë e një modeli të tillë edhe në Kosovë
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar në Paris Palais de la Découverte, një qendër muzeale dhe e edukimit shkencor, ku ka diskutuar për rëndësinë e promovimit të shkencës te fëmijët dhe mundësinë e zhvillimit të një modeli të ngjashëm edhe në Kosovë. Përmes një postimi, Kurti ka bërë të ditur se gjatë…
Lajme
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar në Paris Palais de la Découverte, një qendër muzeale dhe e edukimit shkencor, ku ka diskutuar për rëndësinë e promovimit të shkencës te fëmijët dhe mundësinë e zhvillimit të një modeli të ngjashëm edhe në Kosovë.
Përmes një postimi, Kurti ka bërë të ditur se gjatë vizitës është pritur nga Sylvie Retailleau, presidente e Universcience, institucion publik francez që bashkon dy qendra të rëndësishme shkencore, Palais de la Découverte dhe Cité des Sciences et de l’Industrie, si dhe nga Sophie Biecheler, drejtoreshë e deleguar për Çështje Institucionale, Territoriale dhe Ndërkombëtare.
Sipas Kurtit, Palais de la Découverte përfshin galeri të ndryshme kushtuar astronomisë, gjeoshkencës, kimisë, fizikës, matematikës dhe informatikës, krahas planetariumit dhe laboratorëve testues e simulues.
Ai ka theksuar se programet e këtyre dy qendrave janë të harmonizuara me kurrikulën shkollore dhe të përshtatura për fëmijët e moshave të ndryshme, në mënyrë që vizitat shkollore të ndërlidhen drejtpërdrejt me ekspozitat shkencore.
Kurti ka thënë se në qendër të punës së tyre janë ndërmjetësimi shkencor dhe muzeologjia për fëmijë, me synimin e nxitjes së kureshtjes dhe zhvillimit të mendimit kritik.
Ai ka bërë të ditur se gjatë takimit me Retailleau, e cila më parë ka shërbyer si ministre e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor në Francë, kanë diskutuar për rëndësinë e kësaj forme të ndërveprimit të fëmijëve me shkencën.
Sipas tij, qendra të tilla shumëdisiplinare do të ishin shumë të vlefshme edhe për Kosovën.
Në fund, Kurti ka njoftuar se kanë vizituar edhe punimet që po zhvillohen në Palais de la Découverte, para rihapjes së paraparë në pranverën e vitit të ardhshëm. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: