“Arkatana” dhuron një shtëpi 100 m² për një polic në Gjilan

Një zyrtar i Policisë së Kosovës në Gjilan do të bëhet me shtëpi të re, falë një donacioni të siguruar përmes Sindikatës së Policisë së Kosovës. Sindikata ka njoftuar se ka pranuar nga donatori “Arkatana” një shtëpi me sipërfaqe mbi 100 metra katrorë dhe me 3 ari truall, e cila ndodhet në një lagje të…

Lajme

11/11/2026 11:15

Një zyrtar i Policisë së Kosovës në Gjilan do të bëhet me shtëpi të re, falë një donacioni të siguruar përmes Sindikatës së Policisë së Kosovës.

Sindikata ka njoftuar se ka pranuar nga donatori “Arkatana” një shtëpi me sipërfaqe mbi 100 metra katrorë dhe me 3 ari truall, e cila ndodhet në një lagje të re në Gjilan, raporton lajmi.net

Sipas njoftimit, shtëpia do t’i dhurohet një zyrtari policor në këtë komunë, me qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës për të dhe familjen e tij.

Postimi i plotë:

Sindikata e Policisë së Kosovës ka pranuar nga donatori Arkatana një shtëpi të re, me sipërfaqe mbi 100 m² dhe me 3 ari truall, në një lagje të re në Gjilan. Kjo shtëpi do t’i dhurohet nga Sindikata një zyrtari policor në Gjilan, në mbështetje të zyrtarit policor dhe familjes së tij.
Në një ceremoni simbolike është bërë edhe dorëzimi i çelësave të shtëpisë, duke shënuar përmbylljen e këtij projekti dhe një hap të rëndësishëm drejt krijimit të kushteve më të mira të jetesës për familjen përfituese.
Ky projekt është rezultat i angazhimit sindikal dhe i bashkëpunimit konkret në mbështetje të anëtarësisë, duke dëshmuar se solidariteti dhe përgjegjësia sindikale marrin kuptim përmes veprave konkrete.
Sindikata e Policisë së Kosovës shpreh mirënjohje për donatorin Arkatana për bashkëpunimin dhe kontributin në realizimin e këtij projekti.
Angazhimi ynë vazhdon, në mbrojtje të të drejtave, dinjitetit dhe mirëqenies së zyrtarëve policorë dhe familjeve të tyre./Lajmi.net/