U parapa që nëse çmimi nuk ulet të vendoset një çmim tavan, por edhe sot çmimi naftës në Kosovë tejet i lartë

Qytetarët e Kosovës janë duke u përballur me një problem e që lidhet me shtrenjtimin e çmimeve. Përpos që shporta e qytetarëve është shtrenjtuar sa i përket produkteve bazë për rreth 50% krahasur me vitet e kaluara, çmime të larta e ekstreme janë edhe në derivate. E çmime të lata ka nafta edhe sot,më saktësisht…

Lajme

11/11/2026 10:46

Qytetarët e Kosovës janë duke u përballur me një problem e që lidhet me shtrenjtimin e çmimeve.

Përpos që shporta e qytetarëve është shtrenjtuar sa i përket produkteve bazë për rreth 50% krahasur me vitet e kaluara, çmime të larta e ekstreme janë edhe në derivate.

E çmime të lata ka nafta edhe sot,më saktësisht me 1.79 cent anipse që lirimi i këtij çmimi të ketë qenë për 9.9 cent në 7 ditë.

Kurse benzina tani për tani kushton 1.45 cent për litër.

Gazi është 89 cent.

Sipas Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, ky lirimi i lehtë pasqyron rënien e çmimeve në bursat ndërkombëtare. Megjithatë, vlerat mbeten ende relativisht të larta për shkak të tensioneve gjeopolitike në tregun global. Çmimet mund të ndryshojnë në ditët në vijim varësisht nga lëvizjet e importit.

Importuesit dhe Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës parashikojnë që çmimi i naftës të pësojë edhe një rënie tjetër të lehtë prej 2 deri në 5 centë për litër brenda kësaj jave.

Derisa në Kosovë çmimi i naftës vazhdon të jetë tejet i shtrenjt, në Maqdoni të Veriut është shumë më lirë apo 1.45 cent për litër.

Ditë më parë, ministrja Mimoza-Kusar-Lila ka deklaruar se në rast se çmimi nuk zbritet nga e hëna e tutje do të rikthehet vendosja e çmimit tavan, formë kjo e cila ishte aktive për disa muaj me radhë, transmeton lajmi.net.

Historiku i çmimeve të naftës (dizelit) në Kosovë është karakterizuar nga këto faza kryesore:

Periudha e Stabilitetit (Para vitit 2022): Për një kohë të gjatë (duke përfshirë vitet e pandemisë), çmimet e naftës në Kosovë silleshin në nivele të ulëta, kryesisht mes 0.85 € dhe 1.20 € për litër.

Kriza e parë e madhe (Viti 2022): Pas nisjes së luftës në Ukrainë, çmimet shënuan rritje rekord për atë kohë. Për herë të parë në histori, nafta arriti nivelet 1.82 € – 1.90 € për litër gjatë muajit qershor 2022.

Stabilizimi i përkohshëm (2023 – Fillimi i 2026): Gjatë kësaj periudhe tregu pësoi një rënie dhe stabilizim relativ, ku nafta ra në 1.15 € – 1.35 € për litër, ndërsa benzina ra në rreth 1.17 € – 1.25 € për litër.

Kriza e dytë gjeopolitike (Viti 2026): Shpërthimi i konflikteve të reja në Lindjen e Mesme dhe tensionet rreth Ngushticës së Hormuzit gjatë vitit 2026 sollën një valë të re shtrenjtimi. Gjatë këtij viti, çmimet thyen çdo rekord të mëparshëm, duke kapërcyer kufirin psikologjik dhe duke arritur rekordin historik prej rreth 1.94 € – 2.03 € për litër në pika të caktuara./Lajmi.net/