Projektbuxheti për vitin 2027 nis nesër shqyrtimin në parim në Komisionin për Buxhet
Komisioni për Buxhet në Kuvendin e Kosovës nesër pritet ta shqyrton në parim Projektligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2027. Projektbuxheti parasheh shpenzime në vlerë prej 4,27 miliardë eurosh, duke përfshirë financimin e institucioneve qendrore dhe komunale, pagat, investimet kapitale si dhe programeve të ndryshme publike, transmeton KosovaPress. Për komunat janë paraparë 908 milionë euro,…
Lajme
Komisioni për Buxhet në Kuvendin e Kosovës nesër pritet ta shqyrton në parim Projektligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2027.
Projektbuxheti parasheh shpenzime në vlerë prej 4,27 miliardë eurosh, duke përfshirë financimin e institucioneve qendrore dhe komunale, pagat, investimet kapitale si dhe programeve të ndryshme publike, transmeton KosovaPress.
Për komunat janë paraparë 908 milionë euro, ndërsa projektbuxheti përfshin edhe ndryshime në mbështetjen financiare për familjet me fëmijë.
Shqyrtimi në Komisionin për Buxhet është pjesë e procedurave parlamentare për trajtimin e projektligjit përpara vendimmarrjes në Kuvend.
Projektbuxheti kërkohet të miratohet në dy leximet deri më 31 dhjetor.
Buxheti për vitin 2026 ishte rreth 4 miliardë euro, ku sipas Institutit GAP, deri në shtator janë realizuar vetëm 30 për qind e mjeteve financiare të parapara për investimet kapitale.