Krijohet Komisioni i ri Mbikëqyrës për Odën e Arkitektëve dhe Odën e Inxhinierëve të Kosovës
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka krijuar Komisionin e ri Mbikëqyrës për Odën e Arkitektëve dhe Odën e Inxhinierëve të Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, e cila ka thënë se ky mekanizëm synon forcimin e mbikëqyrjes, bashkëpunimit dhe llogaridhënies së odave profesionale. Sipas Pacollit,…
Lajme
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka krijuar Komisionin e ri Mbikëqyrës për Odën e Arkitektëve dhe Odën e Inxhinierëve të Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, e cila ka thënë se ky mekanizëm synon forcimin e mbikëqyrjes, bashkëpunimit dhe llogaridhënies së odave profesionale.
Sipas Pacollit, krijimi i komisionit vjen në kohën kur në vend janë regjistruar incidente të njëpasnjëshme në vendpunishte dhe kantiere ndërtimi, veçanërisht raste që ndërlidhen me papërgjegjësinë profesionale.
Ajo ka theksuar se këto raste nuk duhet të kalojnë pa llogaridhënie dhe përgjegjësi ligjore.
Ministrja ka bërë të ditur se mbështetja financiare për të dy odat është vazhduar gjatë vitit 2026 dhe është planifikuar edhe për vitin 2027, por ka theksuar se kjo mbështetje shoqërohet me kërkesa për transparencë, përgjegjësi dhe rezultate konkrete.
Komisioni i ri do të ketë rol në mbikëqyrjen e odave dhe në sigurimin e reagimit institucional në kohë, sa herë që paraqitet nevoja.
Pacolli u ka bërë thirrje profesionistëve dhe qytetarëve që të bashkëpunojnë me odat profesionale dhe të raportojnë rastet kur vërejnë se projektet nuk janë realizuar në përputhje me standardet profesionale dhe ligjet në fuqi.
Ajo ka paralajmëruar se papërgjegjësia profesionale nuk do të mbetet vetëm në nivel të evidentimit formal, por do të pasohet me llogaridhënie dhe përgjegjësi konkrete.
“Profesionalizmi duhet të jetë standard, ndërsa llogaridhënia detyrim”, ka theksuar Pacolli.
Postimi i plotë: