Hoti kërkon rregulla të qarta për Deklaratën e Pavarësisë dhe portretin e Ibrahim Rugovës
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar lidhur me mënyrën e prezantimit të Deklaratës së Pavarësisë dhe portretit të presidentit historik, Ibrahim Rugova. Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka theksuar se këto dy simbole nuk janë dekor që mund të vendosen apo të hiqen sipas dëshirës së zyrtarëve, por përfaqësojnë themelet mbi të cilat…
Lajme
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar lidhur me mënyrën e prezantimit të Deklaratës së Pavarësisë dhe portretit të presidentit historik, Ibrahim Rugova.
Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka theksuar se këto dy simbole nuk janë dekor që mund të vendosen apo të hiqen sipas dëshirës së zyrtarëve, por përfaqësojnë themelet mbi të cilat qëndron Republika e Kosovës.
Ai ka vlerësuar se respektimi i simboleve shtetërore dhe protokollit shtetëror nuk duhet të lihet në diskrecionin e zyrtarëve të ndryshëm.
Në këtë drejtim, Hoti ka kërkuar që përmes ligjit për protokollin e simboleve shtetërore të përcaktohet qartë mënyra e prezantimit dhe respektimit të Deklaratës së Pavarësisë dhe portretit të Ibrahim Rugovës.
Sipas tij, një përcaktim i tillë ligjor do të shmangte ndryshimet e vazhdueshme në mënyrën e prezantimit të këtyre simboleve nga zyrtarë të ndryshëm. /Lajmi.net/