Dogana parandalon kontrabandimin e pjesëve për automjete në vlerë mbi 3 mijë e 400 euro në Vërmicë
Zyrtarët doganorë në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë kanë parandaluar një rast të kontrabandimit të mallrave, gjatë kontrolleve të kamionëve në hyrje të territorit të Republikës së Kosovës. Gjatë kontrollit të një kamioni të ngarkuar me automjete, i cili ishte paraqitur për përfundimin e procedurave të zhdoganimit, zyrtarët doganorë kanë kryer verifikimin e përputhshmërisë…
Lajme
Zyrtarët doganorë në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë kanë parandaluar një rast të kontrabandimit të mallrave, gjatë kontrolleve të kamionëve në hyrje të territorit të Republikës së Kosovës.
Gjatë kontrollit të një kamioni të ngarkuar me automjete, i cili ishte paraqitur për përfundimin e procedurave të zhdoganimit, zyrtarët doganorë kanë kryer verifikimin e përputhshmërisë së ngarkesës me dokumentacionin përcjellës.
Me këtë rast, gjatë kontrollit fizik të automjetit, në brendësi të tij janë zbuluar mallra të padeklaruara, përkatësisht pjesë për automjete.
“Vlera e mallrave të padeklaruara, pa përfshirë detyrimet e importit, vlerësohet të jetë rreth 3,400 euro. Lidhur me rastin është iniciuar procedurë kundërvajtëse për mosdeklarim të mallrave, në përputhje me dispozitat e Kodit Doganor dhe të Akcizave. Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e kontrabandës, mbrojtjen e interesave financiare të shtetit dhe sigurimin e zbatimit të drejtë të legjislacionit doganor”, ka njoftuar Dogana. /Lajmi.net/