Lladrovci: Ka vite që të suksesshmit largohen nga vendimmarrja në PDK, po më habisin disa pretendentë

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci është deklaruar në lidhje me zhvillimet brenda përbrenda PDK-së. Ai ka folur në lidhje me emrat tanimë të përfolur për kandidatë që të marrin drejtimin e partisë. Lladrovci tha se kërkohet guxim për të qenë partner me Amerikën, zgjidhjen e çështjes së dialogut, agjendën evropiane e shumëçka tjetër, e që…

Lajme

09/11/2026 13:58

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci është deklaruar në lidhje me zhvillimet brenda përbrenda PDK-së.

Ai ka folur në lidhje me emrat tanimë të përfolur për kandidatë që të marrin drejtimin e partisë.

Lladrovci tha se kërkohet guxim për të qenë partner me Amerikën, zgjidhjen e çështjes së dialogut, agjendën evropiane e shumëçka tjetër, e që thotë se po e habit guximi i disave.

“Për disa pretendentë që synojnë të bëhen kryetar të PDK-së, po më habisin me guximin e tyre. Kërkohet guxim për të qenë partner me Amerikën, zgjidhjen e çështjeve si dialogu strategjik, agjendën evropiane dhe procesin integrues, me ulë numrin e shpërnguljes së të rinjve, zhvillim ekonomik, arsim,  cilësor, mbrojtje të natyrës, dhe qindra aftësi e dije tjera për ta bërë Kosovën shtet ku sundon ligji, me mundësi e gjasa të barabarta.Kandidatët e deklaruar deri më tani për kryetar, të vetë ofruar e janë me numër besa gati sa gishtat e duarve që duan ta “sakrifikojnë” veten për PDK-në, i lus deri në qiell, mos u sakrifikoni. Leni procesin normal të zgjedhjeve të brendshme të zhvillohet si duhet, pa përdorur bërrylat dhe duke keqpërdorur vullnetin e simpatizantëve. Lë të fitojë programi dhe aftësia për ta riafirmuar PDK-në, siç ka qenë, konstantë e shtetit”,deklaroi Lladrovci.

Ai tha se ata që kanë ambicie për tu bërë lider i PDK-së, kanë ambicie deri diku edhe të arsyeshme, sepse, qëllimet jetësore, tashmë i kanë arritur.

“Sigurisht, ata kanë arritur në saje të anëtarësisë atdhetare të kësaj partie të dalë nga Drejtoria politike e UÇK-së. Ka vite që të suksesshmit largohen nga vendimmarrja, andaj, atyre ju ka mbetur të sprovohen edhe aty ku do të duhej të jenë të fundit që do të sprovoheshin, kryetar a kryetare me dry në xhep. Për disa pretendentë që synojnë të bëhen kryetar të PDK-së, po më habisin me guximin e tyre. Kërkohet guxim për të qenë partner me Amerikën, zgjidhjen e çështjeve si dialogu strategjik, agjendën evropiane dhe procesin integrues, me ulë numrin e shpërnguljes së të rinjve, zhvillim ekonomik, arsim,  cilësor, mbrojtje të natyrës, dhe qindra aftësi e dije tjera për ta bërë Kosovën shtet ku sundon ligji, me mundësi e gjasa të barabarta”,shtoi ai.

“Kandidatët e deklaruar deri më tani për kryetar, të vetë ofruar e janë me numër besa gati sa gishtat e duarve që duan ta “sakrifikojnë” veten për PDK-në, i lus deri në qiell, mos u sakrifikoni. Leni procesin normal të zgjedhjeve të brendshme të zhvillohet si duhet, pa përdorur bërrylat dhe duke keqpërdorur vullnetin e simpatizantëve. Lë të fitojë programi dhe aftësia për ta riafirmuar PDK-në, siç ka qenë, konstantë e shtetit”.

Lladrovci gjithashtu tha se ata që kanë ambicie për tu bërë lider i PDK-së, kanë ambicie deri diku edhe të arsyeshme, sepse, qëllimet jetësore, tashmë i kanë arritur.

“Sigurisht, ata kanë arritur në saje të anëtarësisë atdhetare të kësaj partie të dalë nga Drejtoria politike e UÇK-së. Ka vite që të suksesshmit largohen nga vendimmarrja, andaj, atyre ju ka mbetur të sprovohen edhe aty ku do të duhej të jenë të fundit që do të sprovoheshin, kryetar a kryetare me dry në xhep.”./Lajmi.net/