Zemaj sfidon Kurtin: Na jepni vetëm 17 emra të mjekëve të kthyer, jo 171
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka reaguar publikisht ndaj deklaratave të kryeministrit, Albin Kurti për kthimin e pretenduar të 171 mjekëve nga diaspora, duke u bërë thirrje zyrtarëve shtetërorë të ofrojnë dëshmi konkrete për shifrat e përmendura. Përmes një postimi, Zemaj ka sfiduar përfaqësuesit e Qeverisë, Ministrisë së Shëndetësisë dhe SHSKUK-së…
Lajme
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka reaguar publikisht ndaj deklaratave të kryeministrit, Albin Kurti për kthimin e pretenduar të 171 mjekëve nga diaspora, duke u bërë thirrje zyrtarëve shtetërorë të ofrojnë dëshmi konkrete për shifrat e përmendura.
Përmes një postimi, Zemaj ka sfiduar përfaqësuesit e Qeverisë, Ministrisë së Shëndetësisë dhe SHSKUK-së që të publikojnë emrat e profesionistëve të kthyer, transmeton lajmi.net.
“E sfidoj cilindo përfaqësues të Qeverisë, Ministrisë së Shëndetësisë apo SHSKUK-së që të na ofrojë vetëm 17 emra të mjekëve specialistë, jo 171, të cilët janë kthyer nga mërgata gjatë vitit 2025 dhe tashmë janë të punësuar me kontrata të rregullta në sistemin publik shëndetësor të Kosovës”, është shprehur Zemaj./lajmi.net/