Banorët vështirë se arrijnë të qarkullojnë, rruga “Kadri Bajri” në gjendje të rënduar
Të vështirë e kanë qarkullimin… Kësisoj mund të përshkruhet gjendja e rrugës “Kadri Bajri” në Prishtinë e cila po ua pamundëson qarkullimin banorëve të kësaj zone, e të cilët problemet edhe më të mëdha kanë pas reshjeve të shiut e borës. Edhe këto ditë gjendja ishte e njëjtë në këtë anë. Banorët kanë hasur në…
Lajme
Të vështirë e kanë qarkullimin…
Kësisoj mund të përshkruhet gjendja e rrugës “Kadri Bajri” në Prishtinë e cila po ua pamundëson qarkullimin banorëve të kësaj zone, e të cilët problemet edhe më të mëdha kanë pas reshjeve të shiut e borës.
Edhe këto ditë gjendja ishte e njëjtë në këtë anë.
Banorët kanë hasur në vështirësi të shumta pikërisht si shkak i gjendjes së kësaj rruge, që thuhet të jetë shkatërruar nga ndërtuesit e shumtë e kamionët të cilët kaluan në këtë anë.
Në lidhje me këtë situatë lajmi.net ka kontaktuar edhe kompaninë përgjegjëse, por sipas të cilëve nuk u është lejuar ndërhyrja pikërisht nga pronari i tokës dhe se rruga mbeti në këtë gjendje për këtë arsye./Lajmi.net/