Punëtorët e KEK-ut dalin në protestë më 12 nëntor, kërkojnë rritje pagash dhe pagën e 13-të

Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) do të protestojnë më 12 nëntor 2026, duke kërkuar përmirësimin e kushteve financiare dhe realizimin e kërkesave të tyre nga menaxhmenti i ndërmarrjes. Protesta është organizuar nga Sindikata e Re e KEK-ut dhe do të mbahet nga ora 11:00, para zyrave të menaxhmentit të KEK-ut në TOSKAN, transmeton…

Lajme

06/11/2026 11:29

Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) do të protestojnë më 12 nëntor 2026, duke kërkuar përmirësimin e kushteve financiare dhe realizimin e kërkesave të tyre nga menaxhmenti i ndërmarrjes.

Protesta është organizuar nga Sindikata e Re e KEK-ut dhe do të mbahet nga ora 11:00, para zyrave të menaxhmentit të KEK-ut në TOSKAN, transmeton lajmi.net.

Përmes një njoftimi publik, sindikata ka bërë të ditur se punëtorët kanë dy kërkesa kryesore: ngritjen dhe nivelizimin e pagave për të gjithë punëtorët, si dhe realizimin e pagës së 13-të.

Sipas organizatorëve, protesta synon të kërkojë paga dinjitoze, trajtim të barabartë dhe respekt për punëtorët që kontribuojnë në prodhimin e energjisë elektrike në vend.

“Për paga dinjitoze, barazi dhe respekt për punëtorët që mbajnë gjallë prodhimin energjetik të Kosovës!”, thuhet në mesazhin e Sindikatës së Re të KEK-ut.

Njoftimi i plotë:
NJOFTIM PËR PROTESTË
PUNËTORËT E KEK-ut PROTESTOJNË MË 12.11.2026
Data:12.11.2026
Ora: 11:00
Vendi:Para zyrave të Menaxhmentit të KEK-ut, në TOSKAN.
KËRKESAT:
1. Ngritja dhe nivelizimi i pagave për punëtorët e KEK-ut.
2. Realizimi i pagës së 13-të për të gjithë punëtorët e KEK-ut.
SINDIKATA E RE – KEK
Për paga dinjitoze, barazi dhe respekt për punëtorët që mbajnë gjallë prodhimin energjetik të Kosovës!/lajmi.net/