“Narkotikë dhe shpërlarje të parave” Prokurori i Shtetit deklarohet mbi aksionin e Prokurorisë Speciale në bashkëpunim me autoritetet suedeze

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit është deklaruar në lidhje me aksionin e Prokurorisë Speciale të Kosovës me autoritetet e shtetit të Suedisë në një çështje penale në luftimin e trafikimit të narkotikëve dhe shpëlarjes së parave. Si rrjedhojë e ndërmarrjes së veprimeve hetimore nga Prokuroria Speciale është arritur që të arrestohet personi me inicialet A.G.…

Lajme

06/11/2026 09:29

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit është deklaruar në lidhje me aksionin e Prokurorisë Speciale të Kosovës me autoritetet e shtetit të Suedisë në një çështje penale në luftimin e trafikimit të narkotikëve dhe shpëlarjes së parave.

Si rrjedhojë e ndërmarrjes së veprimeve hetimore nga Prokuroria Speciale është arritur që të arrestohet personi me inicialet A.G. dhe t’i konfiskohen pasuritë e fituara me vepra penale.

Sipas njoftimit të Prokurorisë ky rast ka marrë epilog gjyqësor në shtetin suedez dhe përbën precedentin e parë që shteti suedez ka arritur të sekuestrojë pasuri jashtë juridiksionit të vet territorial.

“Zyra për Rikthimin e Aseteve,  e cila funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, së bashku me autoritetet suedeze, do të ndërmarrë hapa të mëtejmë për ekzekutimin final të pasurive të konfiskuara në Kosovë me vendim të plotfuqishëm të autoriteteve suedeze. Ky rast përbën një shembull të mirë të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, veçanërisht në konfiskimin e aseteve të fituara me vepra penale kudo që ato ndodhen”,thuhet në njoftimin për media.

Poashtu u tha se institucioni i Prokurorit të Shtetit mbetet i përkushtuar që të thellojë bashkëpunimin me vendet partnere në luftimin e të gjitha formave të kriminalitetit me element ndërkombëtar./Lajmi.net/