Edhe shkolla “Mehmet Gjevori” në Prishtinë ndërpret mësimin, prindërit alarmohen për papastërtinë dhe mungesën e ngrohjes

Pas shkollës “Ismail Qemali”, edhe shkolla fillore “Mehmet Gjevori” në Prishtinë ka vendosur të bojkotojë mësimin për shkak të kushteve të papërshtatshme higjienike dhe mungesës së ngrohjes. Përmes një njoftimi, përfaqësuesja e Këshillit të Prindërve, ka bërë të ditur se vendimi është marrë pas një votimi me përfaqësuesit e prindërve, ku shumica janë deklaruar pro…

Lajme

05/11/2026 20:19

Pas shkollës “Ismail Qemali”, edhe shkolla fillore “Mehmet Gjevori” në Prishtinë ka vendosur të bojkotojë mësimin për shkak të kushteve të papërshtatshme higjienike dhe mungesës së ngrohjes.

Përmes një njoftimi, përfaqësuesja e Këshillit të Prindërve, ka bërë të ditur se vendimi është marrë pas një votimi me përfaqësuesit e prindërve, ku shumica janë deklaruar pro bojkotimit të mësimit.

Sipas njoftimit, shkak për këtë vendim është gjendja e rënduar e higjienës në shkollë, si pasojë e grevës disa javore të punëtorëve teknikë, si dhe mosfunksionimi i sistemit të ngrohjes.

Prindërit përmes këtij veprimi kërkojnë nga institucionet përgjegjëse ndërhyrje urgjente dhe krijimin e kushteve elementare për zhvillimin e procesit mësimor.

Ndryshe, edhe shkolla “Ismail Qemali” ka marrë vendim për anulimin e mësimit për shkak të problemeve me higjienën në objektin shkollor.