Apeli ia rrit dënimin Bashkim Gashit për tentim-vrasjen e bashkëshortes dhe vajzës së saj të mitur

Gjykata e Apelit ia rriti dënimin Bashkim Gashit nga 7 vjet e 6 muaj burgim, sa ishte dënuar më 30 qershor 2025 nga Gjykata Themelore në Prizren, për tentativë vrasjeje ndaj bashkëshortes dhe vajzës së saj të mitur në Prizren. Gjykata e Apelit vlerësoi se masa e mëparshme nuk ishte në përputhje me rrezikshmërinë e…

Lajme

05/11/2026 20:16

Gjykata e Apelit ia rriti dënimin Bashkim Gashit nga 7 vjet e 6 muaj burgim, sa ishte dënuar më 30 qershor 2025 nga Gjykata Themelore në Prizren, për tentativë vrasjeje ndaj bashkëshortes dhe vajzës së saj të mitur në Prizren.

Gjykata e Apelit vlerësoi se masa e mëparshme nuk ishte në përputhje me rrezikshmërinë e veprës penale dhe pasojat e shkaktuara.

Vendimi është marrë pas aprovimit të pjesshëm të ankesës së Prokurorisë Themelore në Prizren lidhur me lartësinë e dënimit ndaj të akuzuarit.

“Gjykata e Apelit, pas mbajtjes së seancës, më 26.10.2026 dhe pas analizimit dhe vlerësimit të aktgjykimit të ankimuar, si dhe sipas detyrës zyrtare, ka konstatuar se i njëjti nuk ka shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, e as shkelje të tjera të cilat do ta kushtëzonin anulimin e tij. Po ashtu, ka vlerësuar se gjykata e shkallës së parë në mënyrë të drejtë dhe të plotë e ka vërtetuar gjendjen e fakteve dhe rrethanat e rastit, në bazë të të cilave është akuzuar dhe shpallur fajtor B.G,”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.