​Të shtunën protestë kombëtare, paralajmërohet bllokimi i të gjitha rrugëve të Prishtinës

Aktivistët kanë paralajmëruar mbajtjen e një proteste kombëtare të shtunën në Prishtinë kundër vrasjes së grave, me ç’rast pritet të bllokohen të gjitha rrugët e kryeqytetit. Ndërkaq, sot aktiviteti do të jetë më i kufizuar. Aktivistët do të bllokojnë për një orë rrugën “Luan Haradinaj”, në shenjë proteste. Gjatë këtij aksioni, ata kanë vendosur edhe…

Lajme

05/11/2026 17:44

Aktivistët kanë paralajmëruar mbajtjen e një proteste kombëtare të shtunën në Prishtinë kundër vrasjes së grave, me ç’rast pritet të bllokohen të gjitha rrugët e kryeqytetit.

Ndërkaq, sot aktiviteti do të jetë më i kufizuar. Aktivistët do të bllokojnë për një orë rrugën “Luan Haradinaj”, në shenjë proteste.

Gjatë këtij aksioni, ata kanë vendosur edhe banerin me mbishkrimin: “Gjumi s’ka me ju marrë, flaka ka me ju dalë”.