Fyerje, akuza e përplasje të ashpra mes Fuegos dhe Akilit në BBVK5

Një debat i fortë ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5, ku protagonistë këtë herë ishin Fuego dhe Akili. Përplasja mes dy banorëve u shoqërua me akuza dhe deklarata të forta, ku Akili nuk i kurseu kritikat ndaj Fuegos, duke e cilësuar atë si lojtar të dobët. “Prej krejt çka kam pa…

ShowBiz

05/11/2026 16:15

Një debat i fortë ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5, ku protagonistë këtë herë ishin Fuego dhe Akili.

Përplasja mes dy banorëve u shoqërua me akuza dhe deklarata të forta, ku Akili nuk i kurseu kritikat ndaj Fuegos, duke e cilësuar atë si lojtar të dobët.

“Prej krejt çka kam pa në këtë shpi, ti je super lojtar i dobët. Mu nuk bën me m’paragjyku edhe me m’vu fjalë në gojë që s’i kam thënë. Një lojtar i cili i përdor vajzat, ty duhet me të ardhë turp”, i tha Akili mes tjerash Fuegos.

Ndërkaq, Fuego nuk qëndroi i heshtur dhe iu kundërpërgjigj.

“Unë nuk të marr për bazë hiç, nuk të llogaris”, u shpreh Fuego.

Për më shumë, ndiqeni videon:

YouTube player