Tahiri kërkon drejtësi për Astrit Deharin, kritikon pushtetin për mungesë përgjegjësie

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar drejtësi për Astrit Deharin, në 10-vjetorin e vrasjes së tij. Duke folur në seancën plenare të Kuvendit, Tahiri ka thënë se krahas kërkesës për drejtësi nga institucionet dhe sistemi i drejtësisë, duhet të kërkohet edhe përgjegjësi nga pushteti aktual. Ai ka kritikuar shumicën parlamentare, duke…

Lajme

05/11/2026 13:07

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar drejtësi për Astrit Deharin, në 10-vjetorin e vrasjes së tij.

Duke folur në seancën plenare të Kuvendit, Tahiri ka thënë se krahas kërkesës për drejtësi nga institucionet dhe sistemi i drejtësisë, duhet të kërkohet edhe përgjegjësi nga pushteti aktual.

Ai ka kritikuar shumicën parlamentare, duke theksuar se pavarësisht se ka gjashtë vjet në pushtet dhe ka fituar mbi 50 për qind të votave, nuk ka arritur të sjellë në Kuvend as një evidencë të qartë për atë se çfarë ka ndodhur me Astrit Deharin.

“Ne kërkojmë drejtësi për Astritin, sikurse që kërkojmë edhe përgjegjësi e llogaridhënie nga personat që janë në pushtet tash e gjashtë vjet dhe nuk kanë bërë asgjë në këtë temë”, ka deklaruar Tahiri.

Ai ka bërë thirrje që çështja e Astrit Deharit të mos politizohet, por të trajtohet me seriozitet institucional dhe të kërkohet llogari për mungesën e rezultateve në zbardhjen e rastit. /Lajmi.net/